Google ADS

Kjo mënyrë e larjes së flokëve dërgon në rënien e tyre dhe krijimin e zbokthit, thotë eksperti turk

11:42 | 5 Maj 2022
Trina Galanxhi

Ekspertët kanë treguar atë që ndikon në rënien e flokëve, krijimin e zbokthit dhe acarimit të kokës.

Mund të tingëllojë e pakuptimtë, por për të gjitha këto fajet i ka mënyra se si bëni dush, transmeton portal arbresh.info

Mjeku turk me bazë në Londër, Sam Cinkir, ka deklaruar se ata që shijojnë dushet e gjata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të dëmtimit të flokëve dhe shpjegon se uji i nxehtë ndikon në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të flokëve.

“Shumica e njerëzve pëlqejnë një dush të nxehtë para ose pas një dite të gjatë,” thotë ai.

“Mund të na ndihmojë të relaksohemi, por dushi me ujë të nxehtë mund të shkaktojë dëme të mëdha në lëkurë dhe flokë. Uji i nxehtë ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe skalpi i kokës ka nevojë për qarkullim të mirë për të nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve”, shtoi ai.

Uji i nxehtë gjithashtu i bën flokët më të brishtë dhe të ndjeshëm, gjë që mund të çojë në rënien e flokëve. Ai shpjegon gjithashtu se kur uji i nxehtë prek lëkurën e kokës, hap poret, duke e bërë kështu më të dobët rrënjën e flokëve, duke bërë që ato të bien më shpejtë.

“Dushi me ujë të vakët do të hapë poret mjaftueshëm në mënyrë që të pastrohen rrënjët dhe skalpi, por jo aq sa të shkaktojë dëmtime dhe rënie të flokëve”, shton ai.

Eksperti thekson se nëse vuani nga zbokthi, është mirë që të ulni temperaturën e ujit.

“Uji shumë i nxehtë dëmton skalpin e kokës, i cili mund të jetë i pakëndshëm në vetvete, por gjithashtu mund të shkaktojë tharje të lëkurës dhe zbokth”, shton ai.

Uji i nxehtë mund të largojë vajrat natyralë nga flokët, kështuqë trupi do t’i kompensojë ato, gjë që do të rezultojë në flokë të yndyrshëm.

Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje.

Mjeku turk këshillon që njerëzit që bëjnë dush me ujë të nxehtë të provojnë dhe të lajnë flokët me ujë të vakët.

“Ka shumë përfitime nga shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë, duke përfshirë qarkullimin e përmirësuar, ruajtjen e vajrave natyralë dhe ruajtjen e një teksture të lëmuar”, përfundoi eksperti./arbresh.info/

Të ngjashme