Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig.
Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atyre ju bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.
Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...