Haradinaj e mbështet opozitën për kërkesën e hetimit për energjinë

11:01 | 5 Maj 2022
S D

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me deklarimet e opozitës, lidhur me pamundësinë për të krijuar Komisionin Hetimor Parlamentar .

Ramush Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se Aleancë e mbështet opozitën për kërkesën e hetimit për energjinë.

Ai tha se nuk e shohin të arsyeshme kundërshtimin e pozitës për krijimin e këtij komisioni.

“Nuk e shohim të arsyeshme një sjellje të tilla, pra të pushtetit, njëkohësisht vazhdimi me tema të rendit të ditës që janë sot do të merrte kuptim me mbylljen e një çështje të hapur, pra ajo për shpenzimet e energjisë.”, shtoi Haradinaj.

Hardinaj tha se do të marrin pjesë në pikën tre të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, e që ka të bëjë me votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme