Bizelet janë një nga bishtajoret më të dobishme dhe shëruese.
Ato janë përdorur si ushqim që në epokën e neolitit dhe në gatimet europiane kanë hyrë që në mesjetë, kur edhe erdhën nga Lindja, transmeton portal arbresh.info
Sot bizelet janë një nga ushqimet më të përhapura në tërë planetin.
Bizelet mbizotërojnë nga karbohidratet dhe fibrat dhe dihet se ndjenja e ngopjes zgjat më shumë nëse hani ushqime të pasura me fibra. Kjo është arsyeja pse është e mirë për humbje peshe. Vetëm gjysmë filxhani bizele të gatuara përmban 10 gramë fibra dhe gjatë gatimit vlera e fibrave mbetet e njëjtë.
Bizelet përbëhen nga fibra të tretshme dhe të patretshme.
Lloji i parë i fibrave ngadalëson tretjen, gjë që siguron një ndjenjë të ngopjes dhe e dyta parandalon kapsllëkun. Bizelet kanë një përmbajtje të lartë proteinash që gjenden në nyjet e rrënjëve, të cilat përmbajnë një lloj bakteri fiksues të azotit, të cilat lidhin azotin nga ajri dhe e shndërrojnë atë në aminoacide të dobishme dhe më tej në proteina.
Gjithashtu ato përmbajnë edhe yndyrna dhe lecitinë, përbërës të rëndësishëm për funksionimin e mirë të sistemit nervor.
Fruti i freskët i bizeleve përmban sasi të mëdha të vitaminave C dhe E, por tharja humbet vitaminat. Megjithatë, frutat e thata përmbajnë një bollëk të vitaminës B1, e njohur si tiaminë, si dhe B2, ose riboflavin dhe B3 – niacin. Këto vitamina janë të rëndësishme sepse marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.
Si një burim i shkëlqyer i vitaminë K, bizelet ndihmojnë në shëndetin e eshtrave dhe në sistemin kardiovaskular.
Bizelet gjithashtu kanë acid folik dhe vitaminë B6, ndaj parandalojnë akumulimin e homocisteinës, një përbërës që prish lidhjen e kolagjenit në kocka, gjë që mund të shkaktojë osteoporozë dhe aterosklerozë.
Bizelet janë ushqim i duhur edhe për ata që përpiqen të rregullojnë peshën trupore.
Një filxhan bizele ka më pak se 100 kalori, dhe në të njëjtën kohë është e pasur me vitamina, minerale, proteina dhe fibra.
Falë antioksidantëve, bizelet janë një ushqim i paçmuar për ruajtjen e shëndetit të sistemit imunitar. Për shkak të pranisë së substancave që marrin pjesë në prodhimin e energjisë, konsumimi i saj rekomandohet për lodhje dhe rraskapitje.
Një tjetër veti shëruese që japin bizelet është edhe stabilizojnë edhe sheqerin në gjak. Bizelet janë të pasura me fibra dietike dhe proteina që rregullojnë tretjen. Duke stimuluar tretjen, këta përbërës rregullojnë gjithashtu sheqerin dhe rrjedhën e karbohidrateve nëpër traktin tretës, gjë që ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të sheqerit në gjak. Dihet se inflamacioni kronik rrit rrezikun e diabetit të tipit 2. Duke konsumuar bizele dhe duke futur në organizëm substancat e tyre anti-inflamatore, zvogëlojmë rrezikun e inflamacionit./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...