Në kuadër të një vizite zyrtare në Romë, zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ditën e djeshme mori pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Politika të Jashtme, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin e Italisë.
Zëvendëskryeministri Bislimi u prit në takime të ndara, fillimisht nga kryetari i këtij Komisioni, Piero Fassino dhe pastaj nga Kryetari Fassino, disa anëtarë të Komisionit Parlamentar dhe anëtarë të grupit të miqësisë Itali-Kosovë. Fillimisht ai falënderoi shtetin Italian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugëtimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë. Ai u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon dhe angazhohet maksimalisht në plotësimin e kushteve dhe reformave të nevojshme për avancime të mëtejshme në agjendën evropiane.
U përmend suksesi në menaxhimin e pandemisë, rritja ekonomike prej 10.53% për vitin 2021 dhe hapja e 25.000 vendeve të reja të punës. Gjithashtu demokratizimi, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritete të Qeverisë, ku rritja me 17 pozicione në Indeksin e Transparency International, duke u renditur të parët në rajon, si dhe Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, janë tregues dhe sinjale të seriozitetit dhe progreseve të arritura nga shteti i Kosovës.
Më tej, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi objektiva të rëndësishme të qeverisë, siç janë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe nevoja për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kritereve të parashikuara. Në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me BE, Kosova ecën në rrugën drejt integrimit evropian, duke përmbushur pjesën e saj të reformave dhe agjendës evropiane.
Përsa i përket procesit të dialogut, Kosova angazhohet në qasje konstruktive në dialogun me Serbinë, përmbajtjes së standardeve dhe praktikave më të mira evropiane në arritje të marrëveshjeve në kuadër të çështjeve të ndryshme si dhe në dialogim që si parim ka njohjen në qendër dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...