394 raste aktive me coronavirus në Kosovë

07:26 | 5 Maj 2022
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 394.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme