Bashkimi Europian do të “rrisë në mënytë të konsiderueshme” mbështetjen e tij ushtarake për Moldavinë, sipas Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
Shpërthimet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë kanë ngritur shqetësime se lufta në Ukrainë mund të përhapet në Moldavi, transmeton portal arbresh.info
“Ne planifikojmë këtë vit të rrisim ndjeshëm mbështetjen tonë për Moldavinë duke ofruar pajisje shtesë ushtarake për forcat e saj të armatosura,” tha Michel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten moldave Maia Sandu, gjatë vizitës së tij në Kishinau.
“BE qëndron në solidaritet të plotë me vendin tuaj Moldavinë,” shtoi ai.
“Është detyra jonë europiane të ndihmojmë dhe mbështesim vendin tuaj dhe të rrisim mbështetjen tonë për stabilitetin, sigurinë dhe integritetin tuaj territorial. Ne do të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me ju për ta sjellë vendin tuaj edhe më afër BE-së”, theksoi ai.
Moldavia ka shprehur frikën se mund të destabilizohet nga lufta në Ukrainën fqinje.
Rusia, e cila ka rreth 1,500 trupa të stacionuara në Transnistria, tha se ishte “e alarmuar” nga “aktet terroriste” në rajon dhe po monitoronte situatën nga afër.
Presidentja e Moldavisë ka thënë se “forcat në favor të luftës” ishin përgjegjëse për sulmet.
“Ne nuk shohim ndonjë rrezik të afërt … por ne kemi plane për t’iu kundërvënë skenarëve të tillë të rasteve më të këqija,” shtoi Sandu./euronews/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...