Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Departamenti i Shtetit ka deklaruar se ai rezultoi pozitiv pasi mori pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe ngjarje të ngjashme gjatë fundjavës, transmeton portal arbresh.info
Zëdhënësi Ned Price tha se Blinken doli pozitiv në një test OPCR të mërkurën pasdite. Price tha se Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton vetëm simptoma të lehta.
Blinken nuk është takuar personalisht me Presidentin Biden për “disa ditë” dhe nuk konsiderohet si kontakt i ngushtë i tij.
Ai u takua më herët të mërkurën në Departamentin e Shtetit me ministrin e jashtëm suedez. Blinken ishte planifikuar të mbante një fjalim të enjten në lidhje me politikën e administratës Biden për Kinën, por Price tha se fjalimi është shtyrë.
Blinken është izoluar në shtëpi dhe do të punojë nga shtëpia derisa të përfundojë periudhën e karantinës./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...