Lajçak në darkë me Kurtin e Vuçiqin në Berlin, tregon kur do nis diskutimi në nivel kryenegociatorësh

22:28 | 4 Maj 2022
L G

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është lajmëruar pas darkës që u shtrua në Berlin të Gjermanisë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçak shkruan se më 13 maj do të vazhdojnë diskutimet në nivel kryenegociatorësh, shkruan arbresh.info.

 

“Mirëprita mundësinë për një darkë joformale me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq, ku diskutuam edhe për dialogun. Mirënjohës ndaj Qeverisë së Gjermanisë për pritjen. Më 13 maj do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/

 

LEXO EDHE

Vuçiqi publikon foton me Kurtin dhe Lajçakun, thotë se në Berlin sot u dialogua me Kosovën – Arbresh.info

Të ngjashme