Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berilin, kryeministri Albin Kurti tha se pret që të kuptohet se marrëveshja më e mirë është ajo e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.
Ai aktualisht është në darkë joformale me Vuçiq dhe të ngarkuarin e BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Schulz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK’në.
Ai tregoi edhe se çka u diskutua në takimet me kancelarin gjerman Olaf Scultz dhe Ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
“Padyshim se një ndër temat që u diskutua është edhe dialogu me Serbinë. Në Europë janë të brengosur meqenëse Serbia nuk u rreshtua me BE’në dhe NATO’n e SHBA’në dhe nuk i vendosi sanksione Federatës Ruse. Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë. Tash Ballkani Perëndimor që përbëhet prej gjashtë shteteve nuk janë këto gjashtë shtete bashkë, e kemi Serbinë, por për shkak të Republikës Serbe edhe Bosnje e Hercegovinën, që nuk i vendosin sanksione Federatës Ruse. Unë e mirëkuptoj Brukselin si kryeqytet i dyfishtë edhe i NATO’s edhe i Bashkimit Europian, që dëshiron paqe, stabilitet dhe siguri por për të gjitha këto kontribuon Kosova dhe uroj që Serbia të ndryshojë qëndrimin e saj, ta pranojë Kosovën dhe në të njëjtën kohë të distancohet aktualisht nga Putini e sa i përket të kaluarës nga Millosheviqi”, tha Kurti.
“Unë takimet që i pata sot ishin shumë të mira, tregova që Kosova është storie e suksesit, ka edhe rritje ekonomike, edhe demokraci cilësore dhe kjo storie e suksesit është e përbashkët, edhe e qëndrueshmërisë dhe punës së popullit të Kosovës por edhe e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare. Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO’s, është rrëfim suksesi i vlerave ndërkombëtare dhe i orientimit euroatlantik. Gjermania me kancelarin Olaf Scholz do t’i jap një energji të re procesit të Berlinit dhe tek ajo ne kemi një aleat sa i përket liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe Partneritetin për Paqe që na shpie në inkuadrimin tonë në NATO”, deklaroi Kurti.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...