Fanella të cilën e kishte veshur Diego Maradona kur e shënoi golin e famshëm, të njohur si “Dora e Zotit” në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986 kundër Anglisë, është shitur në një ankand për një shumë marramendëse.
Legjenda argjentinase shënoi një moment përcaktues të karrierës së tij në atë ndeshje duke realizuar me dorë golin e epërsisë ndaj Tre Luanëve.
Po në të njëjtën ndeshje, pasi anglezët e barazuan rezultatin, Maradona e shënoi edhe atë që njihet si “goli i shekullit” duke i dribluar të gjithë lojtarët që i dilnin përpara për rreth 55 metra para se të realizonte.
Siç raporton Sky Sports, fanella e legjendës e bartur në atë takim është shitur për 7.142.500 funte (8.465.470 euro), duke u bërë fanella më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
Fanella më e shtrenjtë e futbollit e shitur ndonjëherë ka qenë ajo e Peles nga finalja e Kampionatit Botëror të vitit 1970, e shitur në mars të vitit 2002 për 157.750 funte (187.000 euro).
“Hand of God” shirt just sold online for £7,142,500 / $9,284,536 – “marking a new auction record for any item of sports memorabilia” @Sothebys pic.twitter.com/6RBLADTihR
— Henry Winter (@henrywinter) May 4, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...