Dhjetë civilë janë vrarë dhe njëzet janë plagosur pasi rusët goditën me bomba një fabrikë në qytetin Avdiivka në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.
Policia kombëtare e Ukrainës publikoi imazhe që tregonin pasojat e sulmit, ku tha se punëtorët e fabrikës ishin duket pritur të hipnin në autobus pas turnit të tyre kur ndodhi incidenti, raporton cnn.
Venediktova ndau gjithashtu imazhe të pasojave të sulmit ushtarak, “kjo është fytyra e vërtetë e RF (forcave ruse): sisteme të shumta raketore qëlluan njerëzit që prisnin transportin publik në Avdiivka. 10 të vdekur, 20 të plagosur”.
Një pamje e ngjashme e vrasjeve me paramendim të civilëve nga ushtarët rusë është dokumentuar në të gjithë Ukrainën.
Guvernatori i Donetsk Pavlo Kyrylenko tha se “rusët e dinin saktësisht se ku synonin. Punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në një stacion autobusi që një autobus t’i çonte në shtëpi nga fabrika”.
Ndryshe, një raport i fundit thotë se gati 600 persona kanë vdekur pas bombardimit të teatrit të qytetit të Mariupolit.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem