Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se Gjermania është vend dhe aleat strategjik për Kosovën.
Këtë deklaratë Kurti e bëri në një konferencë për medie pas takimit me kancelarin gjerman ,Olaf Scholz në Berlin, shkruan arbresh.info.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova dhe Gjermania ndajnë vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
“Dy vendet tona ndajnë vlerat të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të barazisë në mundësi për të gjithë. Më kancelarin kemi shfrytëzuar mirë këtë kohë për të diskutuar tema të rëndësishme, për dy vendet tona, por edhe për kontinentin tonë me të cilin është i lidhur fati ynë i përbashkët”, tha Kurti.
Sipas tij temë në këtë takim ishte edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Temë e parë ishte ajo e luftës në Evropë, pra e invazionit dhe agresionit të paprovokuar, dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, të cilin Republika e Kosovës e dënon ashpër dhe e ka dënuar që në ditën e parë. Mbi bazën e kapaciteteve tona jem iu solidarizuar me popullin dhe shtetin e Ukrainës, duke vendosur sanksionet në linjë më Bashkimin Evropian dhe SHBA-të”, tha Kurti.
Ai bëri të ditur se Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar deri në 5 mijë refugjatë ukrainas, si dhe faktin se janë hequr vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës n ë shtetin e Kosovës.
Më mirë se populli i Kosovës, sipas Kurtit askush nuk i përjeton më rëndë imazhet e rënda në Ukrainë që vijnë si pasojë e luftës atje.
“Imazhet e bombardimeve, djegieve, e të përdhunimeve në Ukrainë nga forcat ruse, populli ynë i përjeton rëndë, sepse i ka jetuar thellë nën lëkurë 23 vjet më parë nga regjimi gjenocidal i Slobodan Miloshevic, i cili u ndal vetëm fal Bashkimit të botës demokratike me ndërhyrjet e NATO-s”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, Kurti të martën ka udhëtuar për në Gjermani, ku sot takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin./arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen