Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës sot i është shtuar një anëtar i ri. Me propozim të presidentit Agim Ademi, ish-futbollisti Sylejman Selimi, sot është emëruar anëtar i KE të FFK-së.
Sylejman Selimi ishte një nga futbollistet më të shquar të kohës. Gjatë viteve të 80-ta kur ishte në fillet e karrierës, Selimi mbrojti ngjyrat e klubeve, KF Malushgat(Dukagjini) dhe KF Buduqnosti nga Skënderaj, ndërsa në vitet 90’-96’, karrierën e tij prej futbollisti e zhvilloi në KF Drenica.
Ish-mesfushori drenicas ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës të asaj kohe.
Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit Futbollistik Prishtina.
Selimi asnjëherë nuk u shkëput nga futbolli, ai vazhdon të jetë pjesë e Ligës dhe Kombëtares së Veteranëve.
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...