Google ADS

Makina përplas një adoleshent në Lezhë

16:30 | 4 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Myltë në Lezhë.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e këtij aksidenti që është shënuar vetëm pak minuta më parë./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme