Zlatan Ibrahimovic është i vetëdijshëm se karriera e tij në futboll po shkon drejt fundit.
40 vjeçari është pjesë e Milanit dhe ka kontratë me “Rossoneri” deri në fund të këtij sezoni.
Ai nuk ka vendosur ende nëse do të luajë edhe një vit apo nëse i duhet t’i varë këpucët në gozhdë.
Mirëpo, veterani i sulmit thotë se ka frikë nga pensionimi, nga përjetimi që do ta ketë pasi ta marrë këtë vendim, prandaj edhe po mundohet ta shtyjë sa më shumë karrierën.
“Jam afër vijës së portës. Por, kam frikë: nëse duhet të ndalem, çka do të bëj? Cili do të ishte kapitulli i ardhshëm Unë i njoh disa mundësi, mund të bëj shumë gjëra, por adrenalina që e kam në fushë nuk e di nëse do të mundë ta gjej diku tjetër. Unë po provoj ta shtyj linjën e portës, duke luajtur dhe duke shënuar gola”, deklaroi fillimisht sulmuesi suedez në një intervistë për “ESPN”.
“Është e qartë se për të vazhduar për të luajtur duhet të jem mirë fizikisht, duhet të jem në gjendje për të bërë këtë, duhet të mund të zbavitem duke luajtur. Nuk ka sens të luash nëse vuan shumë, është më mirë të jesh real dhe t’i thuash vetes: ‘mjaft’. Dhe, ta nisësh një kapitull të ri. Por, nëse je i koncentruar në këtë, nuk je i koncentruar në pjesën tjetër. Koka ime nuk thotë kështu”, shtoi ai.
“Nëse do të mendoja për pensionimin tim, nuk do të isha në gjendje t’i ndihmoj shokët e skuadrës dhe veten për ta bërë atë që dua. Lojtarët e ndjekin programin e tyre çdo ditë. Unë e kam bërë këtë për 25 vjet. Je si një ushtar. Unë jam afër kësaj vije, por s’jam gati ende”, vazhdoi Ibrahimovic.
Ai foli edhe për momentin e Milanit, për të cilin thotë se po bëhen sakrifica të mëdha për t’i arritur objektivat.
Ibra shpreson që në fund ekipit t’i shpërblehet mundi dhe të shpallet kampion i Italisë, por që duhet të mendojë lojë pas loje, duke mos e bërë punën e kryer, tri xhiro pa përfunduar sezoni.
Përmes eksperiencës, ai po mundohet t’i ndihmojë lojtarët e rinj dhe në përgjithësi ekipin, nga brenda dhe nga jashtë fushës së blertë. /GE/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të