Përparim Rama premton diçka që s’ka arritur ta realizojë askush para tij

14:02 | 4 Maj 2022
arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, kanë vizituar Brigadën e Zjarrfikësve ku me këtë rast kanë përcjellur nga afër aktivitetet e tyre.

Rama tha se do të hapin edhe pika tjera të zjarrëfikësve nëpër Prishtinë.

“Kemi aktivizuar idenë për të hapur edhe pika të tjera si më Hajvali, në Breg të Diellit dhe duke përmirësuar ato ekzistuese, që ta kemi një shërbim më efikas për qytetarët e Priahtinës”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se do të angazhohen që zjarrëfikësit të jenë pjesë e administratës së Kryqytetit.

“Do bëjmë çdo gjë që zjarrfikësit të jena pjesë e administratës së Kryeqytetit. Një numër i madh i zjarrfikësve mungon, duhet me punësu edhe më shumë zjarrfikës. Mosha mesatare e zjarrfikësve është 50-51 vjet për më pas intervenime më të mira. Pra këto janë disa pika që kemi fillu me i inicu proceset, mirëpo edhe gjëra të tjera.

Komamdanti i brigadës së Zjarrfikësve Latif Zeka, shpreson që Rama të mbajë premtimet e bëra, për zgjedhjen e statusit të tyre.

“Shpresoj dhe besoj që premtimet që na i ke dhënë do të zgjidhen. Për me u zgjedh statusi ynë. E dyta, është se duhet me sjell zjarrfikës të ri, ka shumë vite që s’janë pranu asnjë zjarrfikës dhe mosha mesatare është aty ku thatë ju. U bënë 10 vite që nuk po mundemi me zgjidh këtë problem, a zgjidhet shumë lehtë. Nëse ka nevojë kjo shoqëri për zjarrfikës, atëherë më mirë është me na qu n’shpi se me na majtë”, deklaroi Zeka.

Ky aktivitet dhe këto diskutime u bënë me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme