Në kufirin Serbi-Kroaci saktësisht në pikën kufitare Bogojevo sulmohet fizikisht dhe psiqikisht qytetari i Republikës së Kosovës me vendbanim në Zvicër Q.D ( i njohur për redaksinë), nga policia kufitare serbe, raporton arbresh.info.
Me të arritur në pikën kufitare në Bogojevo qytetari Q.D është ndaluar për një kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit në veturën e personit në fjalë policia serbe ka hasur në një karton e cila përdoret për CD muzikore, në të cilën ka qenë e vendosur emblema e UÇK-së.
“Gjatë kontrollit policia kufitare serbe e ka gjet një karton që përdoret për CD-e edhe e ka pa emblemën e UÇK-së e në atë moment më është kthy dhe ma ka hedh fytyrës duke më pyetur se çka është kjo? Pse e ke këtu? Ti patriot a? Vazhdojshin duke mu afru”, tha qytetari për arbresh.info.
Pas gjetjes së kartonit ata kanë lëshuar CD e ku është dëgjuar në fillim kënga për komandantin legjendar Adem Jasharin, sipas dëshmitarit me tu dëgjuar emri i komandantit kanë filluar të rrahurat.
“Si e kanë leshu CD menjëherë është leshu e para kënga për Adem Jasharin edhe atu më është kthy dhe më ka pyet, a e di ti sa policin na i ka vra Adem Jashari neve? Dhe më pas aty kanë fillu me m’ra me boksa brive duke me m’maltretu fizikisht”, tha qytetari.
Qytetari Q.D, është ndalur rreth orës 09:50 dhe është mbajtur deri në orën 10:40, në pikën kufitare Bogojevo me të vetëm arsye, emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këto rrethana qytetari është kërcënuar edhe me arrestim dhe me dërgimin e tij në burg në Beograd.
Në këto rrethana Q.D ju ka ofruar para në këmbim të lirimit të tij.
Të njëjtit i kanë kërkuar 500 euro të holla në këmbim.
“Atu kanë vazhdua me sjellje jo njerëzore dhe më pas më kanë kërcënua se kanë mem lidh edhe mem qu në burg në Beograd. Aty ju kom than liromëni po ju dha pare. Mi kërkun 500 euro, ju thash që 100 euro se ma shumë nuk kam”, deklaroi Q.D.
Ndër të tjerash Q.D tregoi për arbresh.info tmerrin e përjetuar me sy të tij vetëm sepse në veturën e tij personale janë gjetur elemente që tregojnë dashurinë e tij të madhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Q.D, ka dërguar një mesazh për institucionet kosovare, e po ashtu edhe për të gjithë mërgimtarët të cilët do të vijën në pushime gjatë kësaj vere.
“Ju kisha lut kujdes me pas gjithë mërgimtarëve tanë që vinë këtë verë, sepse është një tmerr i vërtet, është situatë më e keqe se në kohë të luftës. Edhe institucionet tona ta marrin më seriozisht. Ne po maltretohemi, mërgimtarët po maltretohen. Ju lutem bëni një zgjidhje, mos na leni me mall për Kosovën”, deklaroi Q.D.
Kujtojmë se edhe në të kaluarën në pikat kufitare serbe mërgimtarët tanë kanë hasur në probleme të tilla, por që asnjëherë kjo çështje nuk është bërë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi.
Në anën tjetër të gjithë qytetarët serb të cilët kalojnë dhe bartin simbolet e tyre patriotike asnjëherë nuk iu ka ndodhur të maltretohen në një formë të tillë nga Policia e Republikës së Kosovës./S.D/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...