Google ADS

Moska sanksionon kryeministrin japonez dhe dy ministra, u ndalohet hyrja në Rusi

13:30 | 4 Maj 2022
A. B.

Ministria e Jashtme ruse ka vendosur sanksione kundër 63 japonezëve, përfshirë kryeministrin e vendit.

Fumio Kishida u rendit në listë, së bashku me ministrin e jashtëm të Japonisë Yoshimasa Hayashi dhe ministrin e mbrojtjes Nobuo Kishi, shkruan Sky News.

Zyrtarët e kanë të ndaluar për një kohë të pacaktuar të hyjnë në Rusi.

Disa zyrtarë britanikë dhe amerikanë janë ndaluar gjithashtu nga Rusia, pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ndaj aseteve ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Joe Biden, Boris Johnson dhe Liz Truss janë po ashtu të ndaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme