Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, duket se është mjaft i pasigurt nëse do ta mbajë atë një kompani private apo ta rifusë në bursë.
Por, bashkëthemeluesi i Tesla-s nuk duket se lëkundet në çështjen e bërjes së Twitter-it një aplikacion me pagesë për disa përdorues, transmeton portal arbresh.info
Në një nga postimet e tij të fundit, Elon Musk ka konfirmuar se Twitter do të jetë gjithmonë falas për përdoruesit e rastësishëm. Por, në të njejtin postim ai ka theksuar se qeveritë dhe përdoruesit komercialë mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë të vogël për të përdorur platformën e mikro-blogimit.
Meqenëse Musk dëshiron ta mbajë Twitter falas për përdoruesit e rastësishëm, një nga hapat që kompania mund të ndërmarrë përfshin heqjen e shërbimit të abonimit Blue për të nisur një grup të ri planesh si për qeveritë ashtu edhe për përdoruesit komercialë, por asgjë nuk është konfirmuar deri me tani.
Shërbimi Tëitter Blue aktualisht kushton 2,99 dollarë në muaj. Edhe nëse Musk nuk e ndërpret shërbimin, ai, sipas të gjitha gjasave, do t’i lejojë përdoruesit të paguajnë tarifën në dogecoin. Para blerjes, pronari i ri i Twitter tregoi gjithashtu synimet e tij për të ulur çmimin e abonimit./arbresh.info/
https://twitter.com/elonmusk/status/1521630589710872576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1521630589710872576%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.neowin.net%2Fnews%2Felon-musk-says-governments-may-need-to-pay-to-use-twitter%2F
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...