Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” e kishin fituar lojën e parë me rezultat 4:3 dhe shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë epërsi.
Nga ana tjetër, “Los Blancos” do ta tentojnë përmbysjen e madhe sonte në “Santiago Bernabeu”.
Për dallim nga loja e parë, trajneri Carlo Ancelotti do ta ketë në dispozicion mesfushorin Casemiro, i cili do të luajë përkrah Modricit e Kroosit, ndërsa më përpara do të jetë Valverde, e para tij Benzema e Vinicius Junior.
Në mbrojtje, trajneri italian do të jetë i hendikepuar pa Alaban e lënduar, vendin e të cilit do ta zë Nacho, i cili do të luajë përkrah Militaos në qendër të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, trajneri Guardiola do ta ketë në dispozicion të rikthyerin Joao Cancelo, i cili mund të luajë në njërin prej krahëve, varësisht nëse përfundonë në bankinë Zinchenko apo Walker.
Stones është ftuar, por qendërmbrojtësi mund të përfundojë në bankinë..
E pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të njëjtë si në ndeshjen e parë: De Bruyne, Rodrigo, Bernardo Silva në mesfushë e Mahrez, Gabriel Jesus e Foden përpara.
Cityn e presin 90 minuta të gjatë për ta ruajtur rezultatin dhe për të dalë i pamposhtur, ndërsa Reali do të jetë nën presion pasi i duhet të shënojë patjetër dhe të fitojë me dy gola dallim, nëse e do kualifikimin në finalen e madhe të Parisit, që do të luhet më 28 maj./Gazeta Express/
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...