LeBron James, si aksionar i Liverpoolit, e ka ndjekur me pasion kualifikimin e ekipit anglez në finale të Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi Villarrealin.
“Reds” e siguruan një biletë për në finalen e 28 majit në “Stade de France”.
Dhe, ky fakt e ka gëzuar tej mase yllin e basketbollit amerikan.
Ky ishte një çmim i vogël ngushëllimi, pasi ai e mbylli një sezon dizastër me Lakers, të cilët nuk u kualifikuan në “play-off” në Konferencën Perëndimore në NBA.
LeBron është në pushime për disa javë dhe e përfituar nga koha e tij e lirë për ta përcjellë me pasion ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Championsit mbrëmë.
Të Kuqtë e kishin fituar lojën e parë në shtëpi 2:0 dhe në atë të kthimit ishin duke humbur 0:2 në pjesën e parë, por përmbysën gjithçka në atë të dytë për ta mundur “Nëndetësen e Verdhë” 3:2 në ndeshjen e kthimit.
“Paris, ja ku po vijmë”, ka shkruar James në rrjetet sociale, duke ia përcjellë postimit disa duartrokitje dhe rrumbullakë me ngjyrë të kuqe, që e simbolizojnë ngjyrën e klubit.
Një gëzim i madh ky për mbretin e basketbollit, i cili e posedon një pjesë të klubit nga “Anfield Road”.
Ai është aksionar pakicë qe disa vite, por që vitin e kaluar i zgjeroi aksionet në klubin anglez pa u bërë shumë e madhe.
I mbështetur nga bashkëpunëtorët e tij, Maverick Carter e Paul Wachter, LeBron James e përforcoi partnershipin me grupin amerikan Fenëay Sports, pronar i Liverpoolit.
Mbetet të shihet nëse LeBron do ta marrë rrugën nga përtej Atlantikur për të qenë prezent në Paris dhe për ta parë finalen e “Saint-Denis” në fund të këtij muaji./GE/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga