Google ADS

Salah e kërkon hakmarrjen: E dua Realin në finale!

08:11 | 4 Maj 2022
A. B.

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Villarrealit me rezultat 2:3.

“Reds” patën një pjesë të parë për t’u harruar, teksa e panë vetën në disavantazh prej 2:0, duke u barazuar me rezultat të përgjithshëm 2:2.

Por, pauza u bëri mirë mysafirëve. Instruksionet e Jurgen Klopp dhe inkuadrimi i Luis Diaz funksionuan, teksa Liverpooli përmbysi gjithçka duke e fituar ndeshjen 2:3.

Pas ndeshjes, Salah u shpreh se e dëshiron Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Dua të luaj ndaj Real Madridit. Jam i sinqertë. Nëse më pyesni personalisht, e dua Real Madridin në finale”, tha ai.

Kujtojmë se në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit në vitin 2018, Salah u largua nga ndeshja pas një lëndimi në krah, që ia shkaktoi Ramos. /GE/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme