Perëndimi veproi shumë ngadalë mbi agresionin rus në Ukrainë, u tha Boris Johnson deputetëve ukrainas.
Duke iu drejtuar Parlamentit në Ukrainë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se aleatët e Ukrainës “nuk mund të bëjnë të njëjtin gabim” siç bënë gjatë pushtimit të Krimesë në vitin 2014, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se Perëndimi kishte qenë “shumë i ngadalshëm për të kuptuar atë që po ndodhte në të vërtetë” dhe “dështoi” në vendosjen e sanksioneve kolektive kundër Vladimir Putinit.
Johnson gjatë fjalimit ka dhënë detaje të reja rreth ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 300 milionë funta.
Ndihma ushtarake që do t’i dërgohet Ukrainës në javët e ardhshme do të përfshijë pajisje të luftës elektronike, një sistem radar kundër baterive, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.
I prezantuar para deputetëve në Kiev nga kryetari i parlamentit ukrainas, Johnson tha se aleatët e Ukrainës duhet të jenë “të përulur” pasi kombi ishte pushtuar më parë në 2014 kur Rusia pushtoi Krimenë dhe filloi luftën në Donbas.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, lideri i parë ndërkombëtar që i drejtohet Parlamentit ukrainas që nga pushtimi rus, vlerësoi rezistencën e forcave të Ukrainës.
Britania e Madhe ka hapur dyert për refugjatët ukrainës që nga pushtimi rus, ku deri me tani kanë arritur mbi 20 mijë refugjatë.
Johnson gjatë fjalimit tha se Britania e Madhe dhe vendet tjera Perëndimore mund dhe duhej të kishin reaguar më shpejt./bbc/arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’