Amber “gënjeu” që kishte dhënë donacion paratë e divorcit me Johnny Depp

23:23 | 3 Maj 2022
Trina Galanxhi

Padia më e njohur mes aktorëve të famshëm dhe ish-bashkëshortëve Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdon të intrigojë publikun në nivel global.

Gjyqi i dy aktorëve të njohur po ndiqet nga një pjesë e madhe e njerëzve dhe në të kanë dalë detaje të reja, transmeton portal arbresh.info

Gjegjësisht, në dëshminë e tij, dëshmitari Terence Dauti, Drejtor Kryesor Operativ dhe Krye-Avokat i Unionit Amerikan për Liritë Civile, pohoi se aktorja Amber Heard nuk ka bërë një donacion të plotë, sikurse kishte premtuar.

Përkatësisht, gjashtë vjet më parë, pas divorcit nga Depp, Amber pati deklaruar se paratë e marra nga ish-bashkëshorti, rreth shtatë milionë dollarë, do t’i dhuronte si donacion për organizatën që mbështeste dhunën kundër grave dhe 3.5 milionë dollarë do të dhuroheshin për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.

Megjithatë, sipas dëshmitarit, ajo deri më tani ka paguar vetëm 1.3 milionë dollarë nga 3.5 milionë të premtuara nga ACLU, ku një pjesë të madhe e ka paguar miliarderi Elon Musk, me të cilin aktorja kishte një romancë pas ndarjes nga Depp.

Terence pohon gjithashtu se Elon Musk i dha 500,000 dollarë grupit të të drejtave civile në emër të Amberit pasi të dy filluan lidhjen. Gjithashtu u tha se deri më tani Herd apo dikush në emër të saj ka paguar vetëm 1.3 milionë dollarë në total.

Nga këto para, sipas pretendimeve të mëtejshme, Heard pagoi 350,000 dollarë drejtpërdrejt, ndërsa Depp pagoi 100,000 dollarë dhe 350,000 dollarë të tjerë u pagua nga fondi Fidelity. Një tjetër pagesë prej 500 mijë dollarësh është paguar nga llogaria e kompanisë “Vanguard”, për të cilën Daurti tha se “beson se është një fond i themeluar nga Elon Musk”.

Në janar të vitit 2021, Johnny Depp akuzoi ish-gruan e tij se kishte mbajtur vlerën më të madhe të parave që morri nga divorci. në vend që t’i dhuronte për bamirësi siç premtoi dhe duket se ai kishte të drejtë.

Më pas, siç thuhet në mediat e huaja, avokatët e Depp dyshohet se kanë kontaktuar këto dy organizata për të zbuluar nëse Amber ka dhuruar para. Spitali i fëmijëve nuk ka treguar se sa para ka marrë nga aktorja, ndërsa Daily Mail ka shkruar se kanë marrë vetëm 100 mijë dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme