Google ADS

Liverpooli fiton ndeshjen spektakolare ndaj Villarrealit, e prek finalen e madhe

23:07 | 3 Maj 2022
A. B.

Liverpooli është rikthyer në pjesën e dytë për ta përmbysur rezultatin ndaj Villarrealit në Estadio de la Ceramica dhe për ta siguruar pjesëmarrjen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë, kurse mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë për të fituar, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.

Portieri i Nëndetëses së Verdhë, Geronimo Rulli, gaboi në të tre golat, ashtu që ishte zhgënjimi i këtij takimi.

Golashënuesi Francis Coquelin dhe asistuesi i dyfishtë, Etienne Capoue, ishin më të mirët te nikoqirët, derisa Sadio Mane dhe Luis Diaz që hyri në pjesën e dytë. janë veçuar te vizitorët.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Villarreal 2-3 Liverpool. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme