Google ADS

Përparim Rama dhe familja e tij takojnë Dua Lipën

22:30 | 3 Maj 2022
A. B.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama së fundi ka qëndruar në Londër, ku është takuar me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Autorja e shumë hiteve ka mbajtur një koncert në kryeqytetin anglez, ku ndodhej edhe i pari i kryeqytetit të Kosovës me familjen e tij.

Rama së bashku me gruan Kristale dhe vajzën e tyre, kanë pasur mundësi ta takojnë nga afër Duan.

Me këtë rast kanë realizuar edhe fotografi të përbashkët, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij.

“Arra takoi idhullin e saj”, ishte mbishkrimi që Kristale i ka vënë kësaj fotografie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme