Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, ka komentuar plotësimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Hodaj ka thënë se pikat e reja të aktakuzës nuk janë një aktakuzë e te, por vetëm plotësim-ndryshime tek aktakuza e vjetër.
“Ky është një plotësim-ndryshim i aktakuzës. Është ndryshuar aktakuza në kuptim të plotësimit. Domethënë janë shtuar disa pika të reja të aktakuzës në aktakuzën e njëjtë që e kanë pasur më herët”, ka thënë ai, në T7.
Këto plotësim-ndryshime lejohen sipas tij nga Gjykata Speciale.
“Rregullat pranë Gjykatës Speciale janë ‘sui generis’ pra plotësisht të veçanta dhe me këtë kuptim ato i lejojnë prokurorisë që të ndryshojë aktakuzën, të plotësojë aktakuzën në çdo fazë sikur para konfirmimit të aktakuzës ashtu edhe pas konfirmimit të aktakuzës. I lejohet prokurorisë që të ndryshojë aktakuzën edhe në rastin kur rasti është në rigjykimin në panelin para tre gjyqtarëve”, ka thënë ai.
Hodaj tha se ne këto pika të reja të aktakuzës procesi i gjykimit mund të shtyhet edhe për dy vjet.
“Ata tani i kanë të gjitha të drejtat siç i kanë pasur nga fillimi. Tani ata kanë të drejtë që të kundërshtojnë këto pika të aktakuzës, të kërkojnë sqarime shtesë, të bëjnë kërkesa të ndryshme dhe kjo mendoj që i ka shtuar edhe dy vjet që kanë me i marrë procedurat. Prapë prej fillimit avokatët mbrojtës kanë me u merr me kundërshtimin e këtyre akuzave siç i kanë bërë më herët”, deklaroi Hodaj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar të premten e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktakuza e re është më pak konfidenciale dhe ka më pak pjesë të redaktuara.
Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme. Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohet të jenë kryer në disa shtëpi nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Në ditën kur u njoftua se Gjykata Speciale ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit që është mbajtur online dhe ka zgjatur gati dy orë, janë diskutuar kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...