Krytari i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar qeverinë sa i përket nivelit të demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se pa marrë parasysh se çfarë thotë pushteti, demokracia dhe liria e shtypit janë më keq sesa që kanë qenë më herët.
“ Pa marr parasysh se çka thote pushteti sot, në një vit qeverisje dy shtyllat e shtetit si demokracia dhe liria e shtypit janë më keq se sa kanë më herët!
Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut”, ka shkruar Miftaraj.
Ndryshe, Reporterët pa Kufij në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022 kanë renditur Kosovën në vendin e 61-të, 17 vende më lartë krahasuar me vitin 2021.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...