Greqia vendosi heqjen e të gjithë dokumenteve që lidhen me COVID-19 për qytetarët shqiptarë si kusht për të hyrë në vendin fqinj.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e COVID-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.
Tashmë të gjitha vendet që kufizohen me kufij tokësor me Shqipërinë, përveç Kosovës, i kanë hequr masat anti-Covid për lëvizjen e qytetarëve.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...