Kryetari i Bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka ngritur shqetësimin se 11 autobusë të mbushur me civilë kanë humbur të gjitha kontaktet.
Autobusët kishin marrë civilët që qëndronin të bllokuar në Mariupolin e shkatërruar për t’i evakuuar ata më pas në një zonë të sigurt nën kontrollin e forcave ukrainase. Megjithatë, Boichenko ka thënë se vetëm 3 nga autobusët e nisur nga Mariupoli kanë mbërritur në Zaporizhzhia.
“Vetëm 3 nga 14 autobusët e evakuimit me civilë arritën në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase. Fati i njerëzve në 11 autobusë nuk dihet. 11 autobusë janë zhdukur”, deklaroi kryetari i bashkisë së Mariupol Vadym Boichenko./Alsat.mk/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...