Sot 6 vite nga pranimi i FFK-së në UEFA!

15:17 | 3 Maj 2022
Fjolla Bajraktari
Pas pranimit të FFK’së në UEFA, e më pas edhe në FIFA, me vizionin e Presidentit Vokrri Kombëtaret si dhe Klubet e Kosovës në futboll e filluan mbarë rrugëtimin e tyre. Ndërsa në vitet e fundit pa rezultate, pa gjurmë në garat ndërkombëtare!
Klubet e futbollit e shfrytëzuan këtë pranim në UEFA, duke arritur suksese te mira në prezantimin e tyre ne garat ndërkombëtare, e shfrytëzuan edhe Ligjin e Sponsorizimit, e si rezultate të këtyre sukseseve këtë vit 4 klube marrin pjesë në garat evropiane. Deri sa klubi më i suksesshëm në garat ndërkombëtare FC DRITA, është ndoshta më meritori për marrjen pjesë e klubit të 4 sivjet në garat eveopiane, për çudi drejtori sportiv i klubit që garon tre her radhazi në garat evropiane FC Drita z.Valon Zymberi ndeshkohet nga FFK, përjashtohet nga aktivitetet sportive për 6 muaj, pa koment!!!
Ndeshkimet e Valon Zymberit e edhe të Taulant Dajakut, dy drejtorëve sportiv të dy klubeve ikonë në futbollin e Kosovës, për deklarimet e tyre publike nuk ka ndodhur as në kohën e ish sistemit diktatorial. Gjashtë vite më parë në Kuvendin e UEFA-s me rastin e pranimit të FFK’se, brenda në sallë ishin dy përfaqësuesit e FFK-së Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sot 6 vite më pas, legjenda Presidenti Fadil Vokrri ka ndërruar jetë para 4 viteve, ndersa Eroll Salihun e përjashtuan ditë me parë nga Federata, pa koment!!!
Ashtu si disa punëtor të më hershëm të FFK’se edhe Eroll Salihun nuk e perjashtuan për mos punë, apo per korrupsion, apo ndonjë shkelje të rëndë, sepse të gjithê ishin persona me integritet, të kualifikuar (më shumë se vet udhëheqësit e FFK’se), të pakorruptuar dhe të cilët lanë gjurmë ne futbollin Kosovar. Eroll Salihun e përjashtuan sepse foli, u prononcua se FFK-në po e degradojnë, kundërshtoj qe FFK të mos shëndrrohet në Federatën e Futbollit të “Kapos”! e larguan me të njejtin skenar sikurse të punëtorëve të mëhershëm. Eroll Salihu ka merita të jashteëzakonshme për pranimin e FFK-së, në UEFA dhe FIFA, dhe zhvillimin e tij, ndërsa këta që e përjashtuan janë meritor për degradimin e futbollit tonë.
Pytja ime është përese ekziston Ligji i Sportit, përse paguhen miliona euro për MKRS, kur “kapot” janë vet ligji, minister, polic, prokuror dhe gjykatës. Çka do ju tregojmë dhe mësojmë fëmijëve të Kosovës për futbollin, për Fadil Vokrrin, Eroll Salihun, Fevzi Ramen,Sahit Kelemdin,Fadil Muriqin,Besnik Hasin, Ardian Koznikun, apo disa janë duke u kujdes që të flitet vetëm për “kapot” që kanë kapur Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Kapoja” i futbollit të Kosovës është mbi të gjithë, mund të përjashtoj kënd të dojë, të mos zbatoj dhe ta shkel cilin ligj të dojë, nuk njeh statut e as normë juridike, nuk njeh as kontributin e Fadil Vokrrit e Eroll Salihut. Frikësohem se nje ditë Agim Ademi do ta përjashtoj edhe Ministrin e Sportit sepse për ministrinë që udhëheq Hajrulla Çeku, Agim Ademi si duket as qe i bënë hesap, këtë e dëshmoj me mos respektimin e opinionit ligjor të MKRS dhe ligjit të Sportit.
Degradimi në FFK duhet të ndalet!
A.A

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme