Kosova është languar më lart këtë vit, në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror.
Sipas këtij indeksi, Kosova është 17 vende më lart se vitin e kaluar.
Vitin e kaluar, vendi ynë ishte në pozitën e 78-të, derisa këtë vit është renditur në të 61-tën.
Por, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij, Kosova është akoma në mesin e vendeve me “situatë problematike” në këtë fushë.
Ndërkaq, sa i përketë aspektit të sigurisë, në këtë raport thuhet se gazetarët që hetojnë trafikun e drogës ose ndotjen e mjedisit janë ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe janë penguar të raportojnë nga rrjetet kriminale.
Derisa asnjë gazetar nuk është vrarë që nga viti 2005, vrasjet dhe zhdukjet para dhe pas luftës në Kosovë (1998-2005) kanë mbetur të pandëshkuara. Gazetarët që hetojnë trafikun e drogës ose ndotjen e mjedisit janë ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe janë penguar të raportojnë nga rrjetet kriminale. Derisa sulmet ndiqen penalisht nga policia dhe prokuroria, gjykatat nuk arrijnë t’i mbështesin ato. Mbulimi mediatik i ngjarjeve politike ka rezultuar në rritjen e numrit të gazetarëve të kërcënuar në rrjetet sociale”, thuhet në raport.
Mbulimi nga media i ngjarjeve politike ka rezultuar me një numër në rritje të kërcënimeve të gazetarëve në rrjete sociale, thotë raporti.
“Gazetarët serbë janë të intimiduar për raportimin e tyre të pavarur, nga partia që udhëheq në Kosovën Veriore”.
Në indeksin e Lirisë së Shypit edhe kët vit, si vitin 2021, e para qëndron Norvegjia./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...