Shqipëria do të jetë pjesë e Konferencës së Donatorëve për Ukrainën, e cila është thirrur nga Polonia.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se do të japin kontribut modest.
“Pasnesër më 5 maj Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest”, u shpreh ai.
Ai i është drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zeleskyt, duke i thënë se Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në atë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell Klankosova.tv.
“Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina z.President dhe mundësitë tona për t’iu ardhur në ndihmë konkretisht janë shumë modeste, krahasuar me madhësinë marramënëse të sfidës tuaj. Por, ne kemi besuar qysh në fillim se nëse në aspektin e mbështetjes materiale vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në atë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi pasur nderin të jemi edhe bashkënismëtar të disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus”, u shpreh tutje Rama.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...