Mbipesha dhe obeziteti kanë arritur në përmasa epidemike në Europë, duke shkaktuar më shumë se 1.2 milionë vdekje çdo vit, sipas një raporti të ri të lëshuar nga Organizata Botrërore e Shëndetësisë.
Studimi zbuloi se yndyra e tepërt e trupit dërgon në vdekje të parakohshme dhe është një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për paaftësi, transmeton portal arbresh.info
Pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar gjërat, pasi ra dukshëm numri i njerëzve që janë marrë me ushtrime dhe është rritur konsumi i ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë.
Në të gjithë Europën, të qenit në mbipeshë ose obez prek rreth 59 përqind të të rriturve, si dhe 8 përqind të fëmijëve nën pesë vjeç dhe një në tre fëmijë të moshës shkollore.
Sipas studimit, nga të gjitha vendet në Europë, Mbretëria e Bashkuar renditet e katërta për numrin më të madh të të rriturve mbipeshë dhe obezë, pas Izraelit, Maltës dhe Turqisë.
“Në mënyrë alarmante ka pasur rritje të vazhdueshme në prevalencën e mbipeshës dhe obezitetit në rajonin europian dhe asnjë shtet nuk është në rrugën e duhur për të parandaluar këtë dukuri”, thuhet në raport.
Hulumtimi vuri në dukje se obeziteti është i lidhur me shumë sëmundje, duke përfshirë komplikimet muskuloskeletore, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe të paktën 13 lloje të kancerit.
Raporti thekson se në Europë, obeziteti dhe mbipesha ka të ngjarë të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për të paktën 200 mijë raste të reja të kancerit në vit, numër i cili pritet të rritet në dekadat e ardhshme.
Raporti gjithashtu thekson se obeziteti është sëmundje dhe jo vetëm faktor rreziku dhe shkaqet e tij janë më komplekse sesa thjesht një dietë e pashëndetshme dhe pasiviteti fizik.
“Faktorët mjedisorë unikë për të jetuar në shoqëritë moderne shumë të dixhitalizuara në Europë janë gjithashtu faktor nxitës i mbipeshës”, thuhet në raport./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...