Mrekullia e vogël: Pacientja e sëmurë me kancer sjell në jetë foshnjën

12:42 | 3 Maj 2022
Trina Galanxhi

Një grua e prekur nga kanceri e cila ishte në rrezik për jetën, ka sjellë në jetë “mrekullinë e vogël” një foshnje.

Sammy Grey, 26, kishte frikë se kimioterapia mund të ndikonte në pjellorinë, por ajo ka arritur të sjellë në jetë djalin e saj, pas një terapie me CAR-T, transmeton portal arbresh.info

Grey nga Blackpool, Britani e Madhe, është bërë gruaja e parë që ka sjellë në jetë një fëmijë pas trajtimit.

Ajo lindi më 23 shkurt pas trajtimit inovativ në Christie NHS Foundation Trust në Mançester.

Vajza e saj Harper lindi në vitin 2018 kur Grey u diagnostikua më pas me limfomën jo Hodgkin, një kancer i pazakontë që zhvillohet në sistemin limfatik.

Në qershor 2019, mjekët vendosën të provonin terapinë e qelizave CAR-T, e cila u miratua në vitin 2018.

Trajtimet kundër kancerit mund të ndikojnë në pjellori.

Gray nuk ka pasur perioda për gati një vit, gjë qe e ka bërë atë të shqetësohet rreth lindjes së një fëmije të dytë.

CAR-T është një lloj imunoterapie që përfshin riprogramimin e qelizave të sistemit imunitar të pacientit për të luftuar kancerin.

“Kimioterapia më bëri shumë të sëmurë, kështu që nuk mund të kujdesesha për vajzën time të vogël, kështu që Daley, i fejuari im, duhej të bëhej baba me kohë të plotë. Tani kam vendosur që të kalojë shumë kohë me vajzën dhe djalin tim”, tha ajo për BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme