A është më e shëndetshme të hani në këmbë apo ulur? Çfarë thotë gastroenterologu Peyton Berookim për këtë.
Sipas tij, në tretje ndodhin disa ndryshime të vogla kur përtypim dhe gëlltisim në këmbë, transmeton portal arbresh.info
“Së pari duhet theksuar se kur qëndrojmë dhe hamë, gjaku zbret në këmbë, hjesht për shkak të gravitetit, dhe kjo mund të shkaktojë zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut në stomak ku është i nevojshëm për tretje. Si rezultat , tretja mund të mos funksionojë aq mire, prandaj edhe mund të përjetojmë fryerje dhe dispesi”, tha ai, duke shtuar se një efekt i ngjajshëm mund të ndodhë edhe nëse lëvizni menjëherë pas ngrënies.
Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Nëse hani në këmbë, me siguri do të përtypni dhe gëlltisni më shpejt, gjë që mund të çojë në disa pasoja.
Sipas doktor Berukimit, sa më shpejt të hani, aq më të larta janë shanset që të gëlltisni shumë ajër dhe të gjithë e dimë se kjo çon në shfaqjen e gazrave.
“Përtypja dhe gëlltitja e shpejtë, por e pamjaftueshme mund të çojë në ngërçe në stomak, sepse në atë rast stomakut i duhet më shumë kohë për të zbërthyer dhe tretur ushqimin”, tha ai.
Nëse ky problem ju shqetëson dhe nuk gjeni lehtësim, mjeku ju këshillon të uleni kur të hani.
Kurt uleni ndërsa hani dhe i jepni vetes kohë për të shijuar vaktin tuaj, mund të prisni disa përfitime për tretjen.
Meqenëse përtypja dhe gëlltitja e ushqimit në një pozicion në këmbë do të shkaktojë disa efekte anësore, të tilla si shqetësime në stomak, ndryshimet e vogla mund të përmirësojnë tretjen.
Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në Journal of Integrative Medicine, u arrit në përfundimin se konsumimi i ndërgjegjshëm i ushqimit do të mbajë në dominim sistemin nervor simpatik, gjë që do të ndihmojë sistemin nervor autonom të funksionojë siç duhet.
Nëse hani vetëm ose në shoqëri, nëse hani ulur, përvoja juaj do të jetë më e mirë dhe do të shijoni ushqimin./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...