Ende, pas më së një viti në krye të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, nuk i ftoi udhëheqësit e Komunave të Kosovës në takim.
Ky mos veprim, sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është i paprecedent.
I njëjti, në Klan Kosova, tha se ky mos komunikim direkt me Kryeministrit dhe ministrat e dikastereve kryesore, me të cilët kanë punë të drejtpërdrejt Komunat, po u qet telashe këtyre të fundit.
Një problem i tillë i mos komunikimit, sipas Ibrahimit ndodhi edhe me rastin, kur ekzekutivit ua mori disa prona komunës së Gjilanit, Ferizajit, Suharekës, Skenderajit, Deçanit, Junikut dhe Hanit të Elezit, për t’ia rikthyer AKP-së.
Tutje, Ibrahimi në , tha se Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.
Veç kësaj çështje, Sazan Ibrahimi tha se qeveritë lokale po e kanë shumë telash me mos emërtimin e bordit të OSHP-së nga ana e Qeverisë tash e 1 vit.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...