Google ADS

Pse shtojmë peshë kur jemi të dashuruar? Ja disa nga arsyet

01:22 | 3 Maj 2022
Trina Galanxhi

A mund të ngjiteni në një peshore me të njejtin vetëbesim edhe pas disa muajsh marrëdhënie emocionale?

Nëse përgjigja është jo, do të thotë se jeni në skuadrën e atyre vajzave që janë të prirura të “marrin” disa kilogramë sa herë që janë në një lidhje, transmeton portali arbresh.info

Shumë vajza shtojnë peshë kur fillojnë një lidhje të re të dashurisë, por a e dini se pse ndodh kjo.

Të gjithë çiftet e reja duan të kalojnë kohë larg shtëpisë. Kur takoni të dashurin tuaj, pas njëfarë kohe, nëse jeni ulur në një stol parku apo duke ecur nëpër qytet, do të ndiheni të uritur.

Sekuenca logjike e rrethanave është të shkoni në një restorant për drekë. Në mbrëmje, zakonisht bëhet fjalë për ndonjë ushqim të shpejtë si pica ose petulla, të cilat sigurisht mund të çojnë në një rritje të peshës tuaj.

Të gjitha lidhjet janë të ndryshme.

Ndërsa disa çifte janë më aktivë, disa të tjerë gjejnë një mënyrë jetese më të qetë.

Nëse dikur bënit shëtitje, vrapim, biçikletë, not dhe zumba para se të hynit në një lidhje dashurie, ndërsa tani pjesën më të madhe të mbrëmjeve i kaloni në divan duke parë televizor, është e logjikshme që të shtoni disa kilogramë më tepër.

Para së gjithash, ju duhet ta doni trupin tuaj, çfarëdo qoftë ai.

Kurrë nuk duhet ta bazoni lumturinë dhe vetëvlerësimin tuaj në fjalët dhe opinionet e të tjerëve.

Megjithatë, nëse jeni në një lidhje me dikë që nuk ju ka thënë kurrë se keni shtuar peshë ose nuk ju ka thënë se duhet të humbni peshë, sepse ai ju do ashtu siç jeni, kjo është një ndjenjë vërtet mahnitëse, por në të njejtë kohë kjo edhe mund të jetë një tjetër arsye që jeni shëndoshur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme