Infrastruktura e transportit (rrugët, hekurudhat, aeroportet), prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë, bujqësia, turizmi, mjedisi apo shëndetësia janë disa nga sektorët që investitorët e huaj shohin me interes në Shqipëri.
Intervistë me Petr Vlk, Shefi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri
Z. Petr Vlk, Shefi i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri, thotë në një intervistë për “Monitor” SE turizmi ose bujqësia mund të tërheqin më shumë investime private në të ardhmen, përfshirë dhe ata çekë.
Deri tani, nuk ka sipërmarrje të mëdha çeke të pranishme drejtpërdrejt në tregun shqiptar. Por së fundmi, disa investitorë çekë po marrin në konsideratë investimin në agroturizëm, ose në rritjen e agrumeve. Ata janë në kërkim të tokës së përshtatshme.
Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet mes dy vendeve në aspektin tregtar dhe të investimeve?
Marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare midis Republikës Çeke dhe Shqipërisë kanë një traditë të gjatë, pasi marrëdhëniet diplomatike u vendosën 100 vite më parë. Në fakt, këtë vit kremtojmë 100-vjetorin.
Pavarësisht izolimit të Shqipërisë gjatë regjimit komunist, Republika Çeke qe një partner i rëndësishëm tregtar dhe në gjysmën e dytë të viteve 1980, edhe partneri më i madh tregtar i Shqipërisë. Traktorët çekë Zetor, ose lokomotivat ?KD, të cilat importoheshin në Shqipëri në atë periudhë, janë ende të njohur për qytetarët shqiptarë.
Aktualisht, tregtia çeko-shqiptare është në nivelin më të lartë historik, duke arritur në 135 milionë euro në vitin 2021, një rritje prej 50% nga viti në vit.
Në vitin 2020, tregtia e ndërsjellë u kufizua për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye, shumë dërgesa të planifikuara u shtynë deri në vitin 2021, megjithatë tregtia e ndërsjellë u rrit gjithashtu me 33% krahasuar me vitin 2019.
Eksportet e Republikës Çeke në Shqipëri në vitin 2021 arritën në 63 milionë euro dhe importet nga Shqipëria, në 72 milionë euro. Kjo do të thotë se bilanci tregtar i ndërsjellë është në favor të Shqipërisë, sipas Zyrës Çeke të Statistikave. Nga viti në vit, eksportet çeke janë rritur me 44% dhe importet nga Shqipëria, me 55%.
Republika Çeke eksporton në Shqipëri kryesisht materiale instalimesh elektrike, kabllo si gjysmëprodukte për prodhimin e kabllove të makinave, detergjentë, makina pasagjerësh (këtë vit kemi dorëzuar 100 makina Škoda për policinë shqiptare), pjesë kompjuteri dhe produkte të ndryshme ushqimore, p.sh. Birra çeke Budweiser ose Pilsner Urquell. Importet nga Shqipëria konsistojnë në kabllo makinash, argjend, energji elektrike, këpucë lëkure, perime dhe fruta, si dhe veshje.
Për sa u përket investimeve, nuk ka investime të rëndësishme çeke në Shqipëri ose anasjelltas.
Cilat janë kompanitë më të mëdha çeke që operojnë aktualisht në Shqipëri dhe si e vlerësojnë ato tregun shqiptar?
Nuk ka kompani të mëdha çeke të pranishme drejtpërdrejt në tregun shqiptar, e kam fjalën për kompani që kanë degët apo investimet e tyre këtu. Megjithatë, shumë kompani të njohura çeke operojnë në treg nëpërmjet distributorëve vendas.
Mund të përmendim kompani si Škoda Auto a.s., prodhuesit e birrës Bud?jovický Budvar s.p. (marka Budweiser), Plze?ský Prazdroj a.s. (markat Pilsener Urquell, Gambrinus), prodhuesi i shtretërve spitalorë LINET spol. s r.o., prodhuesi i gomave Barum Continental, prodhuesi i enëve të kuzhinës Tescoma, prodhuesi i pajisjeve elektrike shtëpiake ETA, etj.
Tregu shqiptar është i vogël për sa i përket numrit të konsumatorëve dhe fuqisë blerëse të tyre, megjithatë është premtues për të ardhmen. Për shitjen e disa produkteve, p.sh. birrave, është tërheqës sidomos në sezonin turistik veror, kur shitjet rriten ndjeshëm.
Në lidhje me projektet e reja të infrastrukturës së transportit në Shqipëri, kompanitë çeke dëshirojnë të marrin pjesë me furnizimet e tyre teknologjike në ndërtimin e aeroporteve të rinj, duke përfshirë edhe pajisjet e kontrollit të trafikut ajror.
Ato janë të gatshme të marrin pjesë edhe në ndërtimin e hekurudhave, duke furnizuar mjetet lëvizëse, ose sistemet sinjalizuese, si dhe në ndërtimin e rrugëve me ofrimin e sistemeve inteligjente të transportit./monitor/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...