Google ADS

Bajrami për kosovarët u kthye në ‘ditë zie’, një i vrarë, 2 të vdekur e 20 të lënduar në aksidente

23:02 | 2 Maj 2022
Trina Galanxhi

Do të duhej të ishte ditë feste në secilën familje kosovare që i përket besimit mysliman, por jo të gjithë e festuan Fitër Bajramin.

Dita e Fitër Bajramit u kthye në tragjedi për disa familje kosovare.

Gjatë kësaj dite një i ri humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe po ashtu ndodhën disa aksidente, e fatkeqësisht edhe me fatalitet.

Një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit, humbën jetën 2 persona dhe tre të tjerë u lënduan, ku në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti dhe se janë duke u bërë të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e tij.

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në Drenas, përkatësisht në Abri të Epërme.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, në aksidentin në Abri të Epërme janë përfshirë pesë vetura, përderisa kanë mbetur të lënduar 10 persona.

Po ashtu edhe një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Prishtinë-Gjilan”, përkatësisht në afërsi të digës së liqenit të Badocit.

Edhe në këtë aksident ku ishin të përfshira dy vetura kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Një aksident tjetër ka ndodhur edhe në fshatin Baran të Pejës, ku sipas Policisë së Kosovës, dy persona janë lënduar dhe se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, mirëpo për këtë aksident nuk dihet për të lënduar

Kjo ditë feste shënoi një bilanc tragjik. Në të gjitha këto aksidente dy persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u lënduan.

Po ashtu një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Greikoc të Suharekës, shkruan Demokracia.

Sipas Policisë së Kosovës një 26-vjeçar nga ky fshat nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur se në afërsi të 26-vjeçarit është gjetur edhe një armë e llojit AK-47.

26-vjeçari, është Faton Haxhaj dhe ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj./syri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme