Sherr për pronat, tre të plagosur në Sarandë

23:00 | 2 Maj 2022
Trina Galanxhi

Në Sarandë janë paraqitur 3 persona të plagosur ne spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Çukë, Sarandë.

Të plagosurit pjesëtarë të një familje, kanë plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me sende të forta.

Të plagosurit janë shtetasi Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Çukë, Sarandë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. Gj dhe e ka shpallur në kërkim. Autori është person me precedent të mëparshëm./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme