Vdes një 26-vjeçar nga Suhareka, rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’

22:21 | 2 Maj 2022
Trina Galanxhi

F.H, një 26-vjeçar nga Greikoci i komunës së Suharekës, ka ndërruar jetë sot.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se ky rast po trajtohet si ”vdekje e dyshimtë”.

Tutje theksohet se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur një armë zjarri e llojit AK-47.

26-vjeçari, pas plagëve të marra, thuhet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat po merren me rastin./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme