Gjykata Speciale nuk mund të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Kështu vlerësoi profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu.
Sipas Salihut për shkak se Gjykata Speciale është themeluar në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk mund të zhbëhet nga institucionet kosovare.
“Gjykata Speciale nuk mund të shpërbëhet prej Kosovës, nuk mund të shpërbëhet as prej Parlamentit as prej Qeverisë për shkak se kjo gjykatë është e sajuar në bazë të një marrëveshje por edhe kontratë ndërkombëtare, është bërë edhe ndryshimi i një dispozite që nuk po më kujtohet saktësisht me të cilën sovraniteti i juridiksionit, kompetenca gjyqësore i është besuar faktorit ndërkombëtar”, tha ai.I ftuar në emisionin “ResPublika”, Ismet Salihu tha se i vetmi element kombëtar kosovar i Gjykatës Speciale është së është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
“Kjo gjykatë me të gjitha elementet me të gjithë kompetencën dhe juridiksionin dhe tiparet e tjera të një gjykate kjo është gjykate ndërkombëtare penale me të vetmin element kosovar kombëtar është se është themeluar nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi Saliu.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...