Një shkollë që qëndronte në këmbë për më shumë se një shekull – Gjimnazi Multidisiplinor Lysychansk – është shkatërruar plotësisht pasi u përfshi nga zjarri dje pas granatimeve ruse, thotë kreu i rajonit të Luhansk në Telegram.
Gjimnazi i mbijetoi dy luftërave botërore dhe betejës për qytetin në vitin 2014, “por u dogj për shkak të kafshëve pa vlera në vitin 2022”, tha maturantja Yana Honcharenko, transmeton portal arbresh.info
Honcharenko e përshkroi gjithashtu gjimnazin si “ndër 100 shkollat më të mira në vend”.
Shkolla ishte ndërtuar në fund të shekullit të 19-të dhe është pjesë e trashëgimisë arkitekturore belge të Lysychansk.
Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev./bbc/arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I