Napoli interesohet për Brojën, Chelsea mund t’i vendosë klauzolë riblerje shqiptarit

17:51 | 2 Maj 2022
KRG

Armando Broja mund të largohet nga futbolli anglez në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi shqiptar është për momentin i huazuar tek Southampton nga Chelsea ku ka shfaqur formë shumë të mirë.

20-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Southampton, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër duke e rritur vlerën e tij në 18 milionë euro.

Duke parë formën fantastike që po kalon te Southampton, është skuadra italiane Napoli që ka shprehur interesim për transferimin e tij.

BBC ka raportuar gjatë ditës së sotme se drejtuesit e klubit italian janë duke e ndjekur me vëmendje ecurinë e shqiptarit para se të bëjnë një ofertë në drejtim të Chelseat.

Broja në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea, por duket e vështirë të mbetet në Stamford Bridges, duke parë konkurrencën e madhe që është te Chelsea.

Gjithsesi Napoli do të tentojë transferimin e tij, edhe pse sipas BBC londinezët do të kërkojnë t’i vendosin një klauzolë riblerje shqiptarit siç e ka Tammy Abraham te Roma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme