Trajneri i Man Utd flet për të ardhmen e Ronaldos

13:14 | 2 Maj 2022
A. B.

Ralf Rangnick ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos me trajnerin e ri, Eric Ten Hag, i cili do ta marrë në dorë ekipin e Manchester Unitedit gjatë verës që vjen.

Trajneri i përkohshëm gjerman thotë se nuk dihet ende nëse ylli portugez do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe sezonin e ardhshëm.

“Duhet ta pyesni trajnerin Erik ten Hag rreth Cristianos në sistemin e tij. Ronaldo e ka demonstruar se mund të jetë ende një pjesë vitale dhe e vlefshme për këtë ekip”, deklaroi trajneri gjerman për “Sky”.

“Por, është e qartë se ekipi ka nevojë për më shumë sulmues”, vazhdoi Rangnick.

37 vjeçari ishte rikthyer në Manchester United vitin e kaluar pas eksperiencave që i pati në Real Madrid në Juventus.

Kohëve të fundit po flitet se “CR7” do të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” pasi “Djajtë e Kuq” sipas të gjitha gjasave do të mbesin jashtë Championsit për edicionin e ardhshëm.

Për të flitet se mund t’i kalojë vitet e fundit të karrierë në ligën amerikane – MLS, ndërsa dje u spekulua për një rikthim të tij të mundshëm në Real Madrid./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme