Zlatan Ibrahimovic mund t’i japë fund karrierës së suksesshme si futbollist në fund të këtij sezoni.
40 vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por mediat italiane shkruajnë se veterani i futbollit mund t’i vendos këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni.
E me këtë rast, ai do ta niste menjëherë zejen e menaxherit të futbollit.
Më saktësisht, mediat italiane shkruajnë se Ibra mund t’i bashkohej agjensionit të formuar nga Mino Raiola, i cili ndërroi jetë së fundmi, derisa ishte menaxher pikërisht i Ibrahimovicit dhe i shumë yjeve të tjerë të futbollit botëror.
Ish-futbollisti i Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit, Paris Saint-Germainit, Manchester Unitedit dhe Los Angeles Galaxy mund të bëhet pjesë e stafit të krijuar nga i ndjeri 54 vjeçar, ndërsa suedezi do të bëhej menaxher së bashku me kushëririn e Minos, Vincenzo Raiola./GE
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...