Pacolli: Ramazani do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira

08:33 | 2 Maj 2022
arbresh.info

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, shkruan arbresh.info.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne muslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.

Familja Pacolli ditë më parë bëri të ditur se ka dhuruar dy hektarë tokë vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Zotin që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij.

“Kjo parcelë, e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame”, kanë bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme