Google ADS

23 vjet nga masakra në Studime

06:51 | 2 Maj 2022
arbresh.info

Masakra e Vushtirrisë përkon me vrasjen masive të refugjatëve kosovarë pranë Vushtrrisë, gjatë luftës në Kosovë në 2-3 Maj 1999.

Një kolonë me rreth 1000 refugjatë ishin duke udhëtuar përmes 100 traktorëve. Ata po largoheshin drejt Vushtrrisë lindore. Forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe i ndaluan këto automjete dhe në datat 2-3 maj u vranë qindra civilë në Studime.

Një hetues pranë Tribunalit të Hagës u shpreh se rreth 120 civilë u vranë në 2 Maj nga forcat serbe si dhe u varrosën pranë një zone të konsideruar si varreza masive në lindje të Vushtrrisë. Pas luftës, grupet mjeko-ligjore të Tribunalit të Hagës zbuluan 98 kufoma në Studime.

Çështja e Vushtrrit u ngrit gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Dorgjeviç.

Padia kundër Dorgjeviçit përmban vrasjen e 105 kosovarëve gjatë masakrës pranë fshatit të Sudime në 2 maj 1999. Dorgjeviç u dënua me 27 vite në burg./Wikipedia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme